Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve favorit për pikë të plota ndaj Cremoneses

Juventusi është mysafir i Cremoneses në Stadio Giovanni Zini për ndeshjen e xhiros së 16-të në Serie A.

Bianconerët janë të tretët në renditjen tabelare me dhjetë pikë prapa liderit Napoli dhe synojnë ta ngushtojnë këtë diferencë.

Në anën tjetër, Cremonese është e parafundit në tabelë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara deri më tani.

Trajnerët Massimiliano Alvini dhe Massimiliano Allegri kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të startojnë nga fillimi.


Formacioni startues i Cremoneses: Carnesecchi; Sernicola, Bianchetti, Ferrari, Valeri; Pickel, Castagnetti, Meite; Lochosvili, Okereke; Dessers.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Soulé, Fagioli, Locatelli, McKennie, Kostic; Miretti; Milik.


/Telegrafi/