Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve dhe Napoli luajnë për top-katërshe

Juventusi është nikoqir i Napolit në Allianz Stadium për ndeshjen e javës së njëzet në Serie A.

Bianconerët pozicionohen në vend të pestë në renditje me 34 pikë, katër më pak se Atalanta që ndodhet një pozitë më lartë dhe synimi është top-katërshja.

Partenopei vazhdojnë të jenë në garë për titull, mirëpo kanë mbetur shtatë pikë prapa liderit Inter.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Marco Domenichini i kanë zgjedhur formacionet startuese për këtë takim.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Morata, Bernardeschi.

Formacioni startues i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Ghoulam; Demme, Lobotka; Politano, Mertens, Insigne; Petagna.

/Telegrafi/