Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve dëshiron të rikthehet te fitorja ndaj Salernitanas

Juventusi është mysafir i Salernitanas në Stadio Arechi, ku zhvillohet ndeshja mbetur nga java e 21-të në Serie A.

Në tri ndeshjet e fundit, Bianconerët kanë regjistruar dy humbje dhe një barazim, ndërsa duke ia shtuar heqjen e 15-të pikëve, kanë rënë në pozitën e 13-të në renditjen tabelare me 23 pikë.

Salernitana ka vetëm dy pikë më pak se Zonja e Vjetër (21 pikë) dhe ndodhet dy pozita më poshtë.

Zgjedhja e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë është bërë nga trajnerët Davide Nicola dhe Massimiliano Allegri.


Formacioni startues i Salernitanas: Ochoa; Sambia, Troost-Ekong, Bronn, Bradaric; Candreva, Coulibaly, Nicolussi Caviglia, Vilhena, Dia; Piatek.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; De Sciglio, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostic; Di Maria; Vlahovic.


/Telegrafi/

Exit mobile version