Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Interi synon rikthimi në krye me sfidën ndaj Lazios

Interi është nikoqir i Lazios në Giuseppe Meazza, ku zhvillohet ndeshja e javës së 21-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë rënë përkohësisht në pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se lideri i ri, Milan, mirëpo aktualisht i kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Biancocelestët kanë arkëtuar 32 pikë deri më tani dhe ndodhet në vend të tetë, me nëntë pikë më pak se pozita e katërt (që mbahet nga Atalanta).

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Maurizio Sarri i kanë përgatitur skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Alexis Sanchez, Lautaro Martinez.

Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Hysaj, Luiz Felipe, Radu, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Pedro.

/Telegrafi/

Exit mobile version