Telegrafi

Formacionet zyrtare: Interi dhe Barca në ndeshjen kryesore të xhiros së tretë

Në Giuseppe Meazza zhvillohet kryendeshja e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Interit dhe Barcelonës.

Këto skuadra janë pjesë e ‘grupit të vdekjes’ – Grupit C, ku bëjnë pjesë edhe Bayern Munichu dhe Viktoria Plzeni.

Edhe Nerazzurrët edhe Blaugranët kanë humbur nga bavarezët, prandaj ndeshjet direkte mes tyre do të jenë vendimtare për rrugëtimin e mëtutjeshëm.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet strategëve Simone Inzaghi dhe Xavi Hernandez, të cilët i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Interit: Onana, Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Correa, Lautaro.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Christensen, Eric Garcia, Marcos Alonso; Gavi, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Raphinha.


/Telegrafi/