Telegrafi

Formacionet zyrtare, Inter – Atalanta: Takohen dy sulmet me të frikshme të Serie A

Interi do të pres Atalantan në kuadër të javës së 26-të të Serie A.

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i vërtet për zikaltërit që janë lider në kampionat, ndërsa Atalanta është vënë pas pozitës së katërt.

Dy skuadrat kanë sulmet më të mira në Serie A, me Interin që kanë shënuar 62 gola, ndërsa Atalanta plot 60.

Antonio Conte i ka besuar dyshes Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, ndërsa Arturo Vida do të jetë në mesfushë.

Në anën tjetër Berat Gjimshiti luan nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë emra si Duvan Zapata, që do të ndihmohet nga Pessina dhe Malinvskyi.


Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lautaro Martínez, Lukaku.

Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Pessina; Zapata.


/Telegrafi/