Në Stadio Olimpico të Romës, Lazio dhe Milani e zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Për të arritur në këtë fazë, Rossonerët fituan kundër Napolit (2-0), ndërsa Biancocelestët e eliminuan Interin (pas penalltive, pasi ndeshja përfundoi 1-1).
🏆 #CoppaItalia, semifinale d’andata
🆚 @acmilan
🏟️ Stadio Olimpico
⏰ 21:00
#⃣ #LazioMilan pic.twitter.com/7YKvEk08J0— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) February 26, 2019
Duke qenë se luan në terren vendas, Lazio duhet të regjistrojë fitore me epërsi sa më të lartë dhe do të përpiqet të mos pranojë gol.
Nga ana tjetër, objektivi i Milanit do të jetë që së paku të shënojë gol në ndeshjen që e zhvillon si mysafir, në mënyrë që t’i ketë gjërat më të lehta në takimin kthyes në San Siro.
Double trouble 🔫🔫 pic.twitter.com/J2l6y9fbIC
— AC Milan (@acmilan) February 26, 2019
Trajnerët Simone Inzaghi dhe Gennaro Gattuso i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë sfidë.
Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Patric, Acerbi, Bastos; Romulo, Parolo, Leiva, Milinkovic, Lulic; Correa; Immobile.
Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Suso, Piatek, Borini.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën ndërmjet Fiorentinas dhe Atalantas. /Telegrafi/