Gjilani do të mirëpret Llapin në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 15:00 në stadiumin ‘Agim Ramadani-Katana’.
Gjilani është aktualisht në vendin e katërt me 43 pikë dhe qëllimi i tyre do të jetë pozicionimi në këtë pozitë për këtë edicion.
Standings provided by SofaScore LiveScore
Në anën tjetër, Llapi është pozitën e shtatë me 33 sosh dhe po vazhdon luftën për qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.
Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi, Rapa, Kastrati, Çyrbja, Hila, Hajdari, Keita, Nikaç, Musolli, Veliu, Progni.
Formacioni startues i Llapit:Coric, Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi, Ar. Ramadani, Shabani, Hoti, Selmani, Sadriu, Januzi. /Telegrafi/