Telegrafi

Formacionet zyrtare, Gjilani – Drita: Ramadani dhe Valvalis kërkojnë fitore për të arritur objektivat

Gjilani pret Dritën në kuadër të javës së 34-të të Superligës së Kosovës, në një ndeshje që mund të vendos edhe titullin e kampionit.

Drita është lider me 66 pikë, ndërsa Gjilani aktualisht është i treti me 51 pikë.

Liderët kërkojnë fitore, pasi vetëm tri pikë i kryejnë punë në këtë takim, ndërsa edhe Gjilani kërkon pikë për të siguruar garat evropiane.

Zekirija Ramadani për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Baton Zabërgja, Mevlan Zeka dhe Oltion Bilalli në sulm.

Në anën tjetër Diamantis Valvalis do të luajë me Marko Simonovskin, i cili do të përkrahet nga Kastriot Selmani dhe Blend Baftiu.


Gjilani: Koliçi, Musolli, Jashari, Bilalli, Ismaili, Zeka Kale, Sinani, Islami, Zabërgja, Hoxha.

Drita: Smakiqi, Limani, Krasniqi, Broja, Vitija, Baftiu, Jashari, Selmani, Blakçori, Ovuaka, Simonovski.


/Telegrafi/