Telegrafi

Formacionet zyrtare: Gjermani – Zvicër, startojnë Xhaka e Shaqiri

Gjermania do të jetë nikoqir i Zvicrës për përballjen që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga A, Grupi 4.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen që fillon në ora 20:45 në “RheinEnergieStadion” të Kolnit.

Gjermania është aktualisht në vendin e dytë me pesë pikë, dy më pak se Spanja që është lider.

Në anën tjetër, Zvicra është në vendin e katërt me vetëm një pikë, derisa para tyre është Ukranina që ka tre sosh.

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer, Ginter, Kimmich, Kroos, Werner, Klostermann, Rüdiger, Goretzka, Gosens, Gnabry, Havertz.

Foto: uefa.com

Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Widmer, Elvedi, Freuler, Seferović, Xhaka, Rodríguez, Zuber, Gavranović, Schär, Shaqiri. /Telegrafi/

Foto: uefa.com