Telegrafi

Formacionet zyrtare: Gara e Milanit për top katërshe vazhdon ndaj Cremoneses

Milani ka përballë Cremonesen në San Siro për ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A.

Rossonerët ndodhen në vend të gjashtë me 57 pikë, aq sa ka Interi një pozitë më lart dhe ndodhen prapa skuadrave tjera në garën e ngushtë për top katërshe.

Cremonese është e parafundit në renditjen tabelare, me shtatë pikë larg zonës së mbijetesës dhe do ta ketë shumë të vështirë qëndrimin në elitë.

Trajneri nikoqir, Stefano Pioli, do t’i vë taktikat e tij përballe homologut në anë tjetër, Davide Ballardini.


Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Thiaw, Ballo-Toure; Vranckx, Bennacer; Saelemaekers, De Ketelaere, Brahim Diaz; Origi.

Formacioni startues i Cremoneses: Carnesecchi; Chiriches, Vasquez, Lochoshvili; Sernicola, Benassi, Meite, Pickel, Valeri; Galdames; Afena-Gyan.


/Telegrafi/