Telegrafi

Formacionet zyrtare, Francë-Holandë: Gjelat me më të mirët, tulipanët me disa ndryshime

Franca do ta pres Holandën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.

Pas humbjes në finalen e Kupës së Botës në Katar, ‘Gjelat’ kthehen në aksion për të synuar tani Kampionatin Evropian,

Përballë tyre do të jetë Holanda që ka rritje në vitet e fundit.

Didier Deschamps ka vendosur një formacion sulmues, duke startuar me Kinglsey Coman, Antoine  Griezmann, Kylian Mbappe dhe Kolo Muani.

Në anën tjetër Ronald Koeman do të luajë me Steven Berghuis, Mempis Depay dhe Xavi Simons.


Franca: Maignan; Koundé, Konaté, Upamecano, Theo Hernández; Tchouaméni, Rabiot; Coman, Griezmann, Mbappé; Kolo Muani.

Holanda: Cillessen; Geertruida, Timber, Van Dijk, Aké; Taylor, De Roon, Wijnaldum; Berghuis, Depay, Simons.


/Telegrafi/