Telegrafi

Formacionet zyrtare: Feronikeli dhe Drita kërkojnë këndellje

Feronikeli dhe Drita do të takohen në kuadër të javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Feronikeli është aktualisht në vendin e shtatë me dhjetë pikë, derisa do të kërkojë të këndellet – shkaku që në takimin e fundit pësoi humbje.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Drita në anën tjetër është në të katërtin me 13 sosh dhe në katër përballjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë.

Formacioni startues i Feronikelit: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Elshani, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Kastrati.

Formacioni startues i Dritës: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakcori, Namani, Broja, Fazliu, Zeka, Ajzeraj, Simonovski. /Telegrafi/