Telegrafi

Formacionet zyrtare: Feronikeli – Besa

Foto: Feronikeli/Facebook/Prsc

Feronikeli dhe Besa kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Rexhep Rxhepi” në Drenas.

Nikli është në vendin e pestë me 20 pikë dhe do kërkojë tri pikë të plota për t’u ranguar më lartë në tabelë, por që shpreson që Gjilani të dështojë ndaj Prishtinës, që po ashtu luhet sot.

Në anën tjetër, Besa vazhdon të jetë në fund të tabelës, me gjashtë sosh, e që natyrisht se do e kërkojë këndelljen.

Formacioni startues i Feronikelit: Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Hoti, Malaj, Bojku, Da Silva, Maliqi, Balde, Simonovski.

Formacioni startues i Besës: Kolaj, Idrizi, Rajovic, Papuqi, Xhaka, Haxhiu, Salihu, Maznikolli, Krasniqi, Qorraj, Matheus. /Telegrafi/