Telegrafi

Formacionet zyrtare, Feronikeli 74 -Llapi: Kuqi dhe Batatina për fitoren e parë

Feronikeli 74 dhe Llapi do të takohen në kuadër të javës dytë në Superligën e Kosovës, ku në javën e parë nuk arritën të marrin tri pikë.

Drenicasit u mposhtën nga Ferizaj, ndërsa Llapi barazoi në shtëpi ndaj Gjilanit.

Shefki Kuqi për ndeshjen ndaj Llapit ka vendosur t’i besoj emrave si Demiri, Karagkounis dhe Gashi.

Në anën tjetër te Llapi luajnë Baftiu, Tahiri dhe Gashijani.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe fillon në ora 17:00.


Feronikeli 74: Prince, Shabani, Musa, Halili, Morina, Ioannidis, Avdyli, Gjinollari, Demiri, Karagkounis, Gashi.

Llapi: Avdyli, Emini, Namani, Ramadani, Baftiu, Rama, Krasniqi, Blakçori, Susolli, Gashijani, Tahiri.


/Telegrafi/