Telegrafi

Formacionet zyrtare: Evertoni dhe Chelsea luajnë për një vend në çerekfinale të EFL

Chelsea është mysafir i Evertonit për ndeshjen e raundit të katërt të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Për të arritur në këtë fazë, Blutë fituan me rezultat 5-1 kundër Nottingham Forestit që bën gara në Championship.

Ndërkaq, Evertoni bëri paraqitje më të mirë se Sunderlandi, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 3-0.

Kjo përballje është ndër më të vështirat në këtë fazë të Kupës EFL, prandaj nuk mund të flitet për ndonjë favorit.

Evertoni hyn në këtë ndeshje pas shkarkimit të trajnerit Ronald Koeman dhe këtë mund ta shfrytëzopjë Antonio Conte për të siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm.

Formacioni zyrtar i Evertonit: Pickford; Kenny, Williams, Jagielka, Baines; Baningime, Davies, McCarthy; Lennon, Mirallas, Rooney.

Formacioni zyrtar i Chelseat: Caballero; Rudiger, Christensen, Cahill (c); Zappacosta, Drinkwater, Ampadu, Kenedy; Willian, Batshuayi, Musonda.

/Telegrafi/