Telegrafi

Formacionet zyrtare: Espanyoli dhe Barcelona, derbi lokal në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Espanyoli është nikoqir i Barcelonës për takimin e parë çerekfinal të Kupës së Mbretit.

Në fazën e 1/8 së finales, Blaugranët e eliminuan Celta Vigon, kurse rivali i tyre nga qyteti u tregua më i fortë se Levante.

Trajnerët Quique Flores dhe Ernesto Valverde do t’i vënë përballë taktikat e tyre në përpjekje për të nxjerrë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.

Natyrisht se Barca është favorite për të vazhduar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të edicionit të sivjetmë të Copa del Rey.

Formacioni zyrtar i Espanyolit: Diego Lopez; Marc Navarro, Naldo, Oscar Duarte, Aaron; Granero, David Lopez, Victor Sanchez, Javi Fuego, Darder; Gerard.

Formacioni zyrtar i Barcelonës: Cillesen, Pique, Sergio, Denis Suarez, Messi, Paulinho, Digne, S. Roberto, Aleix Vidal, Vermaelen, Alena.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Camp Nou më 25 janar. /Telegrafi/