Telegrafi

Formacionet zyrtare: Dukagjini për fitoren e radhës ndaj Feronikelit

Dukagjini dhe Feronikeli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në BKT Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të drenicasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Armend Dallkut vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon të treten për t’i ikur zonës së barazhit.

Në anën tjetër, mysafirët kanë rënë tashmë matematikisht nga kategoria dhe do të luajnë vetëm për prestigj këtë takim.

Trajneri Dallku ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacion pët këtë ndeshje.

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Syla, Palushaj, Shala; Shabani, Jashanica; Hasanaj, Ahmeti, Merlaku, Nikolic;  

Feronikeli: Buqinca; Rexhepi, E.Kuçica, E.Kastrati, Morina; Ar.Qorri, Cervadiku; Ar.Qorri, Gjylani, Seferaj; Kiqina

/Telegrafi/