Telegrafi

Formacionet zyrtare: Dukagjini dhe Llapi luajnë për trofeun e Kupës së Kosovës

(Foto: Facebook/Llapi K.F.)

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021.

Dukagjini nga Klina dhe Llapi nga Podujeva janë dy skuadrat që janë treguar më të forta se kundërshtarët e tyre duke arritur deri në fund të kësaj gare.

Ndërsa sonte (e mërkurë) në ndeshjen që fillon nga ora 20:45 do të vendoset se kush do ta rrëmbejë trofeun.

Trajnerët Armend Dallku dhe Tahir Batatina i kanë përgatitur skuadrat, të cilat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Dukagjinit: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Kuqi, Gashi, Hasanaj, Millaku, Jashanica, Merlaku, Osmani, Mulaj.

Foto: KF Dukagjini/Facebook

Formacioni startues i Llapit: Coric, Peposhi, Prenci, Idrizi, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Hoti, Sadriu, Selmani, Januzi. /Telegrafi/

Foto: KF Llapi/Facebook