Telegrafi

Formacionet zyrtare: Dueli i parë çerekfinal ndërmjet Ajaxit dhe Romës

Në ‘Johan Cruijff Arena’ të Amsterdamit zhvillohet sfida e parë çerekfinale e Ligës së Evropës, ndërmjet Ajaxit dhe Romës.

Qëllimi i vendasve do të jetë që të nxjerrin rezultat sa më të mirë pa pranuar gola, derisa Giallorossët kanë për objektiv që të shënojnë në terren mysafir.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Erik ten Hag dhe Paulo Fonseca, të cilët i kanë gati njëmbëdhjetëshat me të cilët do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Ajaxit: Scherpen; Rensch, J Timber, Martinez, Tagliafico; Klaassen, Alvarez, Gravenberch; Antony, Tadic, Neres.

Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Bruno Peres, Diawara, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Pedro; Dzeko.

/Telegrafi/