Telegrafi

Formacionet zyrtare: Drita kërkon ta barazojë kreun, Feronikeli dëshiron rezultat pozitiv

Drita është nikoqir i Feronikelit në ndeshjen e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje deri më tani dhe numëron 26 pikë, tri më pak se lideri Ballkani (që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar).

Në anën tjetër, Feronikeli nga 13 takime të zhvilluara ka arritur tri fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje, dhe numëron 15 pikë në vend të gjashtë.

Formacioni startues i Dritës: Rexhepi, Blakqori, Cuculi, Limani, Brdarovski, Namani, Vucaj, Ajzeraj, Fazliu, Xh. Shabani, Rexha.

Formacioni startues i Feronikelit: Avdyli, Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Malaj, Bojku, Maliqi, Pllana, Balde, Hoxha, Simonovski.

Takimi ndërmjet Dritës dhe Feronikelit zhvillohet sot (e martë) në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim në ora 13:00. /Telegrafi/