Drita do të pres Gjilanin në kuadër të javës së shtatë në Albi Mall Superligë.
Të dy skuadrat vijnë me formën më të mirë në këtë përballje, pasi janë në pozitat një dhe dy.
Trajneri Ardian Nuhiu ka vendosur që në fazën e sulmit të luajë me Marko Simonovskin I cili do të mbështetet nga Almir Ajzeraj dhe Almir Kryeziu.
Kurse, trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur të luajë në fazën e sulmit me Solomonin në qendër të sulmit i cili do të mbështetet nga Mevlan Zeka dhe Elton Cale.
Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit luhet nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Drita: Maloku, Limani, Krasniqi, Vitija, Broja, Baftiu, Namani, Blakçori, Ajzeraj, Simonovski, Kryeziu
Gjilani: Koliqi, Musolli, Halili, Prekazi, Ramadani, Zeka, Cale, Dabiqaj, Islami, Solomon, Hoxha.
/Telegrafi/