Telegrafi

Formacionet zyrtare: Derbi ndërmjet Unitedit dhe Cityt në gjysmëfinalen e EFL Cup

Manchester Unitedi dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Old Traffordi është arena e derbit lokal ndërmjet dy klubeve të Mançesterit që kërkojnë një vend në finalen e Wembleyt.

Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Pep Guardiola i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Wan-Bissaka, Jones, Lindelof, Williams, Fred, Pereira, Lingard, Greenwood, James, Rashford.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Bravo, Walker, Otamendi, Fernandinho, Mendy, Rodrigo, Gundogan, Mahrez, De Bruyne, Bernardo, Sterling.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet në mes të Leicester Cityt dhe Aston Villas, ndërsa përballja kthyese ndërmjet Cityt dhe Unitedit zhvillohet më 29 janar në Etihad Stadium. /Telegrafi/