Telegrafi

Formacionet zyrtare: Derbi lokal Feronikeli – Drenica

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të përballen Feronikeli dhe Drenica në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi lokal e gjen Niklin në vend të gjashtë në tabelë me 24 pikë, derisa skuadra kundërshtare ka katër pikë më pak dhe ndodhet në zonën e rrezikut.

Formacioni startues i Feronikelit: Avdyli, Dabiqaj, Thaqi, Malaj, Bojku, Silva, Maliqi, Milickovic, Pllana, Balde Simonovski.

Formacioni startues i Drenicës: Ymeri, Bejta, Frashëri, Qaqi, Dumani, Ramadani, Rapo, Elshani, Zabergja, Denisson, Uka.

Sfida e xhiros së 21-të ndërmjet këtyre skuadrave fillon në orën 13:00. /Telegrafi/