Telegrafi

Formacionet zyrtare: Crystal Palace – Arsenal, dy shqiptarë titullar

Crystal Palace dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë e Arsenalit janë mysafirë të rivalit lokal, Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit anglez.

Trajneri Arsene Wenger ka vendosur të startoj me formacionin më të mirë të mundshëm.

Pjesë e formacionit titullar janë edhe lojtarët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Në anën tjetër edhe trajneri i vendasve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë.

Crystal PalaceKelly, Dann, Tomkins, Schlipp, Milivojevic, Cabaye, Loftus-Cheek, Townsend, Zaha, Benteke

ArsenalCech, Chambers, Mustafi, Koscielny, Xhaka, Wilshere, Kolasinac, Bellerin, Ozil, Sanchez, Lacazette

/Telegrafi/