Manchester City dhe Paris Saint-Germaini zhvillojnë ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Përballja e Grupit A që zhvillohet në Etihad Stadium është shumë e rëndësishme për skuadrën që do ta kryesojë grupin.
Skuadra angleze është e para me nëntë pikë, derisa ajo franceze ndodhet në vend të dytë me tetë pikë.
Trajnerët Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino i kanë zgjedhur skuadrat dhe taktikat, me të cilat do ta zhvillojnë këtë takim.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Gundogan, Mahrez, Rodri, Silva, Sterling, Stones, Walker, Zinchenko
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Navas, Gueye, Hakimi, Herrera, Kimpembe, Marquinhos, Mbappe, Mendes, Messi, Neymar, Paredes.
/Telegrafi/