Në Etihad Stadium zhvillohet sfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Për të arritur në këtë fazë, Citizens eliminuan Atletico Madridin me një gol të shënuar në të dyja takimet çerekfinale.
Ndërkaq, Los Blancos e nënshtruan Chelsean në Stamford Bridge (3-1), ndërsa humbën në Santiago Bernabeu (3-2) duke u kualifikuar me një gol epërsi (rezultati i përgjithshëm 5-4).
Strategët e mirënjohur të futbollit, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë përballje të rëndësishme, ndërkohë që i kanë zgjedhur lojtarët që do të luajnë nga fillimi.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Stones, Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Jesus.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Modric, Valverde; Rodrygo, Vinicius Jr, Benzema.
/Telegrafi/