Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea luan për Ligën e Kampionëve, Wolves për Ligën e Evropës

Chelsea dhe Wolverhampton Wanderers kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë nikoqir të Ujqve në takimin e vlefshëm për javën e 38-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 17:00.

Ekipi i Frank Lampard ka pasur rënie të formës në ndeshjet e fundit, por ka mundësi të mira ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve me një fitore apo barazim ndaj Wolves.

Në anën tjetër, Wolves luajnë për një vend në Ligën e Evropës dhe në rast se Tottenham fiton ndaj Crystal Palace, Ujqit duhet të fitojnë ndaj Bluve për të siguruar kualifikimin.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Rudiger, Zouma; James, Kovacic, Jorginho, Alonso; Pulisic, Giroud, Mount; 

Wolves: Patricio; Boly, Coady, Saiss; Doherty, Dendoncer, Neves, Otto; Neto, Raul, Jotta;

/Telegrafi/