Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Reali në sfidën e parë çerekfinale

Në Stamford Bridge zhvillohet përballja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Real Madridit.

Për të arritur në këtë fazë, Blutë në të tetën e finales eliminuan skuadrën e Lille, derisa Los Blancos ishin spektakolarë në triumfin e tyre ndaj Paris Saint-Germainit.

Strategët Thomas Tuchel dhe Carlo Ancelotti do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë të rëndësishme të garës më të madhe evropiane për klube.


Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger; James, Kanté, Jorginho; Pulisic, Havertz, Mount

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Fede Valverde, Benzema, Vinicius.


/Telegrafi/