Chelsea është nikoqir i Real Madridit për ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu përfundoi 2-0 në të mirë të Los Blancos, ndërsa sonte nga ora 21:00 në Stamford Bridge, pritet të mësohet se kush kalon në gjysmëfinale.
Chelsea për këtë takim do të jetë pa Ben Chilwell që ka karton të kuq nga takimi i parë, ndërsa Kalidou Koulibaly është i lënduar.
Ready to write another special European chapter, up the Chels! 👊#UCL pic.twitter.com/Z5NlGlU4Su
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 18, 2023
Në anën tjetër, Los Blancos janë vetëm pa Ferland Mendyn, që po ashtu është i lënduar.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Enzo, Silva, Kante, Kovacic, Chalobah, Gallagher, James, Havertz, Cucurella, Fofana.
Your Chelsea tonight! 🔵#UCL pic.twitter.com/juGCudNkZS
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 18, 2023
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius Junior Rodrygo. /Telegrafi/
📋✅ ¡Nuestro 𝗫𝗜 inicial!
🆚 @ChelseaFC_sp#UCL pic.twitter.com/90LMvIdRsO— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2023