Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Liverpooli në kryendeshjen e javës

Në Stamford Bridge, Chelsea dhe Liverpooli zhvillojnë kryendeshjen e javës së 21-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit të Anglisë, megjithëse kanë mbetur prapa liderit Manchester City.

Blutë ndodhen në vend të dytë në renditje me 42 pikë, një më shumë se Redsat që mbajnë vendin e tretë. Në anën tjetër, Citizens janë shkëputur në krye të tabelës me 53 pikë.

Trajnerët në detyrë, Thomas Tuchel dhe Pepijn Lijnders, kanë bërë përzgjedhjet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Chalobah, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Kovacic, Marcos Alonso; Mount, Havertz, Pulisic.

Formacioni startues i Liverpoolit: Kelleher; Alexandre-Arnold, Van Dijk, Konate, Tsimikas; Fabinho, Milner, Henderson; Salah, Diogo Jota, Sadio Mane.

/Telegrafi/