Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe City në kryendeshjen e xhiros

Në Stamford Bridge zhvillohet kryendeshja e xhiros së 19-të në Ligën Premier ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt.

Blutë hynë në këtë sfidë të pozicionuar në vend të dhjetë në tabelë me 25 pikë të arkëtuara në 16 ndeshje të zhvilluara.

Ndërkaq, kampioni në fuqi ndodhet në pozitën e dytë me tetë pikë prapa Arsenalit, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar se lideri.

Trajnerët Graham Potter dhe Pep Guardiola do t’i vënë përballë taktikat e tyre dhe tashmë kanë bërë përzgjedhjen lojtarëve që do të startojnë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Thiago Silva, Koulibaly; Ziyech, Zakaria, Kovacic, Cucurella; Sterling, Havertz, Pulisic.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Stones, Ake, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Bernardo, Haaland, Foden.


/Telegrafi/

Exit mobile version