Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Chelsea – Arsenal: Derbi i Lodrës kthehet për pozitat e larta në renditje

Chelsea pret Arsenalin në “Stamford Bridge” në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Të dy ekipet londineze deri më tani kanë nga 18 pikë, pasi kanë marr nga pesë fitore, tri barazime dhe dy humbje.

Chelsea vjen pas barazimit në derbi me Man Utd, ndërsa Arsenal nga humbja ndaj Newcastle.

Të dy trajnerët, Enzo Maresca dhe Mikel Arteta kanë zbuluar formacionet startuese për këtë përballje.

Ndeshja e madhe mes këtyre dy ekipeve fillon në ora 17:30.


Chelsea XI: Sanchez; Gusto, Fofana, Colwill, Cucurella; Lavia, Caicedo; Madueke, Palmer, Neto; Jackson.

 

Arsenal XI: Raya; White, Saliba, Gabriel, Timber; Rice, Partey, Odegaard; Saka, Havertz, Martinelli.

 


/Telegrafi/

Exit mobile version