Telegrafi

Formacionet zyrtare: Challandes me ndryshime të mëdha te Kosova për takimin ndaj Sllovenisë

Kosova është nikoqir i Sllovenisë në rrethin e tretë të Ligës së Kombeve, përkatësisht në Ligën C, Grupi 3.

Përfaqësuesja e jonë do të tentojë që së paku të marrë një pikë ndaj sllovenëve, pas zhgënjimit që përjetuam ndaj Maqedonisë së Veriut në play-off.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri, derisa Bernard Challandes ka befasuar me formacionin zyrtar.

Lexo po ashtu Të gjitha detajet e ndeshjes Kosova 0-1 Sllovenia në Ligën e Kombeve

Trajneri i Dardanëve ka vendosur që në këtë takim të luajë me katërshen sulmuese Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.

Në anën tjetër, Sllovenia në sulm do të luajë me Vuckic dhe Lovric.

Formacioni startuesi i Kosovës: Muric, Hadergjonaj, Dresevic, Aliti, Paqarada, Shala, V.Berisha, Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.

Formacioni startues i Sllovenisë: Oblak, Stojanovic, Blazic, Mevlja, Balkopvec, Rep, Bijol, Kurtic, Verbic, Vuckic, Lovric. /Telegrafi/

Foto: uefa.com