Burnley dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e radhës në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafirë të Burnley në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të kampionatit anglez.
Skuadra e Arsene Wengerit ka tri fitore nga katër ndeshjet e fundit dhe dëshiron ta vazhdojë këtë formë të mirë edhe në udhëtim te Burnley dhe t’i afrohet sa më shumë kreut të tabelës.
We believe Arsenal is for everyone – and that's why we're proud to be supporting @stonewalluk's #RainbowLaces campaign#ArsenalForEveryone 🔴 pic.twitter.com/LBAPRQoGYQ
— Arsenal (@Arsenal) November 26, 2017
Në anën tjetër, edhe Burnley ka tri fitore në tri takimet e fundit dhe dëshiron ta shfrytëzoj terrenin vendas për të arritur rezultati pozitiv.
Sean Dyche ready for another top-six challenge. Read: https://t.co/ANiZsebJSn pic.twitter.com/2eISrA9unU
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) November 26, 2017
Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, teksa te Topçinjtë nga minuta e parë luajnë dy futbollistët shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Burnley:
Arsenal: Cech; Koscielny, Mustafi, Monreal; Bellerin, Ramsey, Xhaka, Kolasina; Iwobi, Alexis, Lacazette.
/Telegrafi/