Telegrafi

Formacionet zyrtare: Bilbao dhe Barca në ndeshjen kryesore të javës

Në San Mames Barria zhvillohet kryendeshja e javës së 25-të në La Liga ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Barcelonës.

Blaugranët kryesojnë në tabelën e kampionatit spanjoll me gjashtë pikë më shumë se Real Madridi dhe duan ta rritin këtë diferencë.

Bilbao numëron 33 pikë dhe synon ta ngushtojë sa më shumë diferencën me zonën evropiane.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ernesto Valverde dhe Xavi Hernandez, të cilët kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve që do të luajnë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Athletic Bilbaos: Agirrezabala; De Marcos, Vivian, Inigo Martinez, Balenziaga; Dani Garcia, Vesga; Nico Williams, Raul Garcia, Berenguer; Inaki Williams.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Kounde, Christensen, Balde; Gavi, Busquets, De Jong; Raphinha, Lewandowski, Ferran.


/Telegrafi/