Telegrafi

Formacionet zyrtare: Benevento – Inter, Memushaj e Gjimshiti nga minuta e parë

Benevento dhe Inter kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit italian, Serie A.

Nerazzurrët janë mysafirë të skuadrës së inkuadruar në këtë sezon në Serie A, Beneventos, në kuadër të javës së shtatë.

Skuadra e Luciano Spallettit e ka nisur mirë sezonin, pasi deri më tani ka pesë fitore dhe një barazim, ndërsa presion fitore nga ky udhëtim në Benevento.

Në anën tjetër, vendasit nga gjashtë ndeshjet e para nuk kanë asnjë pikë, ndërsa kanë arritur të shënojnë vetëm një herë.

Për Beneventon luajnë dyshja e kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti, të cilët luajnë nga minuta e parë në këtë takim.

BeneventoBelec; Letizia, Djimsiti, Costa, Venuti; Cataldi, Viola, Memushaj; Lombardi, Iemmello, D’Alessandro

Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Nagatomo; Vecino, Valero; Candreva, Brozovic, Perisic; Icardi

/Telegrafi/