Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Barcelona–PSV: Valverde në sulm nga minuta e parë

Barcelona e nis Ligën e Kampioneve me një synim të vetë, fitimin e trofeut për herë të gjashtë në histori.

Për ta bërë këtë duhet ta nis nga faza e grupeve, ku përballjen e parë e ka me holandezët e PSV.

Ernesto Valvede nuk i ka kursyer yjet kryesorë për këtë përballje.

Në sulm do të jetën Luis Suarez dhe Lionel Messi të përkrahur nga anësorët Dembele e Coutinho.

Po ashtu startojnë edhe  Pique e Umtiti në mbrojtje, e Rakitici e Busquets në mesfushë.

Në anën tjetër PSV do të tentojë t’i bëjë keq mbrojtjes së katauluansve me De Jong.

Barcelona pret fitore në Camp Nou, për të mos e rrezikuar grupin, pasi aty gjenden edhe Tottenham dhe Inter. /Telegrafi/


Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Busquets, Rakitic, Coutinho; Messi, Dembélé, Suárez.

Formacioni startues i PSV: Zoet; Domfries, Schwaab, Viergever, Angelino; Hendrix, Rosario, Pereiro; Lozano, Bergwijn, De Jong.


 

Exit mobile version