Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barcelona – Leganes

Barcelona dhe Leganes i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të javës së 29-të të La Ligas.

Ndeshja që fillon në ora 22:00 do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”, me Blaugranasit që shihen si favoritë.

Për këtë takim, Quique Setien do të jetë vetëm pa Jordi Alban që ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Leganes nuk mund të llogarisë në Osar Rodriguez dhe Dimitrios Siovas, që po ashtu kanë mbushur numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Pique, Rakitic, Sergio, Arthur, Messi, Lenglet, Griezmann, Roberto, Junior, Ansu Fati.

Formacioni startues i Leganes: Cuellar, Bustinza, Silva, Mesa, Recio, Guerrero, Awaziem, Taern, Eraso, Aitor, Perez. /Telegrafi/