Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barcelona dhe Interi në sfidën vendimtare

Barcelona dhe Interi ndeshen në Camp Nou në një tjetër përballje titanësh në kuadër të raundit të katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët e fituan ndeshjen e parë mes tyre në Giuseppe Meazza dhe kanë gjashtë pikë në Grupin C – i njohur si ‘grupi i vdekjes’, derisa Barcelona i ka vetëm tri pikë.

Strategët Xavi Hernandez dhe Simone Inzaghi i kanë përgatitur taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Eric Garcia, Marcos Alonso; Gavi, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Raphinha.

Formacioni startues i Interit: Onana; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez.


Lideri i Grupit C, Bayern Munichu, që ka arkëtuar nëntë pikë, përballet me Viktoria Plzenin që i ka humbur të tria sfidat e para. /Telegrafi/