Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barca e ka mundësinë të distancohet në krye me fitore ndaj Sevillas

Barcelona është nikoqir i Sevillas në ndeshjen e javës së 20-të në La Liga që shënon edhe njërën prej ndeshjeve kryesore të kësaj xhiroje.

Blaugranët janë liderë të kampionatit me pesë pikë më shumë se Real Madridi që pësoi humbje nga Mallorca, ashtu që e kanë mundësinë të distancohen akoma më shumë.

Andaluzianët janë poshtë në tabelë, në vend të 14 me 21 pikë, vetëm dy pikë më shumë se zona e rrezikut për të rënë nga liga.

Strategët Xavi Hernandez dhe Jorge Sampaoli i kanë caktuar taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Jordi Alba; Busquets, Frenkie De Jong, Gavi; Raphinha, Lewandowski, Pedri.

Formacioni startues i Sevillas: Bono; Montiel, Bade, Rekik, Acuna; Rakitic, Jordan, Gueye, Gudelj, Oliver Torres; En-Nesyri. 


/Telegrafi/

Exit mobile version