Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barca dhe Reali zhvillojnë ‘el Clasicon’ e prestigjit

(Foto: Getty Images)

Camp Nou është arena e duelit të gjigantëve të futbollit, Barcelona dhe Real Madrid, të cilët zhvillojnë derbin e madh botëror – të njohur si ‘el Clasico’.

Superndeshja e javës së 36-të në La Liga, i gjen Blaugranët si kampionë të Spanjës për sezonin 2017/2018, ndërsa Los Blancos e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Mirëpo, kur vihen përballë këto dy skuadra rivaliteti është jashtëzakonisht i madh, madje edhe po të ishte një ndeshje miqësore.

Prandaj, nuk ka dyshim se do të jetë një ndeshje që do t’i mahnitë dashamirët e futbollit, e në veçanti tifozët e dy skuadrave.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Zinedine Zidane do t’i provojnë taktikat e tyre në këtë përballje.

Formacioni zyrtar i Barcelonës: Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Coutinho, Messi, Suarez.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Keylor Navas, Nacho, Varane, Ramos, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Bale, Cristiano, Benzema.

Përmendim se krahas La Ligas, Barcelona e ka fituar edhe Kupën e Mbretit këtë sezon, ndërsa Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/