Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barca dhe Betisi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës

Në King Fahd International Stadium, Riad të Arabisë Saudite, zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës.

Strategët Manuel Pellegrini dhe Xavi Hernandez kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Real Betisit: Bravo; Ruibal, Luiz Felipe, Pezzella, Miranda; Guido Rodriguez, Canales; Luiz Henrique, Fekir, Rodri; Borja Iglesias.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Kounde, Araujo, Jordi Alba; Gavi, Frenkie De Jong, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele.


Skuadra fituese në finalen e të dielës (15 janar) do të luajë kundër Real Madridit që në gjysmëfinale triumfoi përballë Valencias pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/