Ballkani dhe Feronikeli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Lideri aktual është nikoqir i Niklit në takimin e javës së shtatë, takim i cili pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Therandë me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Bekim Isufit është në formë pozitive me tri fitore dhe tri barazime, ndërsa pret fitoren e radhës para tifozëve të tyre.
Në anën tjetër, ekipi i Faruk Elshanit vjen nga dy humbje radhazi dhe synon t’i kthehet sa më shpejt rezultateve pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Frashëri; Hoxha, Jashanica, As.Thaqi; Ar.Thaqi, Gashi, Korenica, Kapra; Sekiraqa, Solomon, Krasniqi;
Feronikeli: Smakiqi; Bejta, Lladrovci, Pllana, Kastrati; Shabani, Ahmeti, Maliqi; Morina, Gashi, Qorri;
/Telegrafi/