Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ballkani për tri pikë të reja, Feronikeli ’74 për befasi

Ballkani përballet me Feronikelin ‘74 në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani është padyshim favorit për këtë takim dhe do të synojë të sigurojë tri pikë të reja.

Në anën tjetër, Nikli ende nuk ka fituar asnjë pikë dhe do të shpresojë të shkaktojë befasi në këtë takim përballë kampionit në fuqi.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Jashanica, Smajli, Potoku, Emërllahu, Damilare, Kryeziu, Hamidi, Ismajlgeci, Thaqi, Inacio.

Feronikeli ’74: Borsellini, Shabani, Halili, Bruqi, Semeniv, Morina, Ioannidis, Avdyli, Gjinollari, Karagkounis, Gashi. /Telegrafi/