Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ballkani për pikët e plota, Gjilani për rezultat pozitiv

Ballkani dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen nga një formë jo e mirë me një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit, kështu që synon t’i kthehet fitores për të ruajtur pozitën e parë.

Në anën tjetër, ekipi i Gentjan Mezanit ka tri barazime radhazi në pranverë dhe synon pikët e para të plota, edhe pse do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë disa ndryshime të vogla taktike në formacionet zyrtare.

Ballkani: Ljuljanovic; Thaqi, Halili, Jashacani, Trashi; Dellova, Kuc, Limaj; Hamidi, Danfa, Gripshi;

Gjilani: Bllaca; Kqiku, Roganovic, Bajrami, Ziko; Acka, Shabani, Heric; Bilalli, Milev, Jarovic;

/Telegrafi/