Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ballkani dëshiron të ruajë diferencën në përballjen ndaj Feronikelit

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas është arena e përballjes ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi nikoqir ka arkëtuar 11 pikë nga dhjetë xhirot e para dhe pozicionohet në vend të shtatë në tabelë.

Në anën tjetër, lideri i Superligës ka tri pikë më shumë se Drita (që ndodhet dy xhiro prapa), ashtu që nuk guxon të gabojë për ta ruajtur epërsinë e pikëve.

Formacioni startues i Feronikelit: Avdyli, Pllana, Hoxha, Bojku, Malaj, Thaqi, Prince, Milickovic, Dabiqaj, Maliqi, Hoti.

Formacioni startues i Ballkanit: Rugji, Kuç, Berisha, Prekazi, Potoku, Gashi, Baftiu, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku.

Takimi në stadiumin “Rexhep Rexhepi” ndërmjet Feronikelit dhe Ballkanit fillon në orën 13:30. /Telegrafi/