Telegrafi

Formacionet zyrtare: Atletico Madridi me disa mungesa përballë Chelseat

Foto: Sportco

Atletico Madridi dhe Chelsea do të zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Arena National’ në Bukuresht.

Për këtë sfidë, Diego Simeone do të jetë pa Yancik Carrascon, Josem Gimenez, Hector Herreran dhe Sime Vrsaljkon që janë të lënduar, gjersa Kieran Tripper është i suspenduar.

Në anën tjetër, Thomas Tuchel nuk mund të llogaris vetëm në Thiago Silvan, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak, Llorente, Savic, Felipe, Hermoso, Correa, Koke, Saul Niguez, Lemar, Felix, Suarez.

Foto: Uefa.com

Formacioni startues i Chelseat: Mnedy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Alonso, Kovacic, Jorginho, Mopunt, Hudson-Odoi, Werner, Giroud. /Telegrafi/

Foto: Uefa.com