Telegrafi

Formacionet zyrtare: Atletico luan për pikë të plota ndaj Bilbaos

Atletico Madridi dhe Athletic Bilbao zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 26-të në kampionatin spanjoll të futbollit.

Lideri i La Ligas barazoi në derbin lokal ndaj Real Madridit dhe ka vetëm tri pikë më shumë se përcjellësi i dytë, Barcelona, prandaj dëshiron të arkëtojë pikë të plota në këtë sfidë.

Në anën tjetër, Bilbao që pozicionohet në vend të tetë ka për objektiv zonën evropiane dhe për këtë arsye pikët janë shumë të nevojshme.

Dy trajnerët, Diego Simeone dhe Marcelino Garcia, i kanë zgjedhur lojtarët me të cilët do ta nisin sfidën.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Hermoso; Carrasco, Koke, Llorente, Lemar; Luis Suarez, Joao Felix.

Formacioni startues i Athletic Bilbaos: Unai Simon; De Marcos, Nunez, Yeray, Yuri; Berenguer, Unai Lopez, Vesga, Muniain; Inaki Williams, Raul Garcia.

/Telegrafi/