Në Vicente Calderon zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së pestë në kuadër të Grupit C, ndërmjet Atletico Madridit dhe Romës.
Skuadrës spanjolle i nevojitet me çdo kusht fitorja për të shpresuar për një vend të fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Nga ana tjetër, ekipit italian i mjafton vetëm një pikë që të kualifikohet tutje.
Në katër xhirot e para, Los Rojiblancos kanë arkëtuar vetëm tri pikë, nga tri barazime dhe një humbje.
Giallorossët numërojnë tetë pikë në krye të grupit, nga dy fitore dhe dy barazime.
Diego Simeone padyshim se ka përgatitur ndonjë taktikë të fuqishme për ndeshjen ndaj skuadrës së Eusebio Di Francescos.
Formacioni zyrtar i Atletico Madridit: Oblak, Lucas, Gimenez, Filipe Luis, Thomas, Saul, Augusto, Carrasco, Koke, Griezmann, Torres.
Formacioni zyrtar i Romës: Alisson, Peres, Manolas, Fazio, Kolarov, Pellegrini, Gonalons, Nainggolan, Gerson, Dzeko, Perotti.
/Telegrafi/